Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja me Spahn, gazeta gjermane ‘krah’ Ramës: Shifrat s’i japin të drejtë ministrit, rritja e rasteve të reja me Covid-19 s’erdhi nga Ballkani


Gazeta gjermane ‘Welt’ ka hulumtuar mbi deklaratën e ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn se vitin e kaluar valën e dytë të COVID-19 në Gjermani e shkaktuan qytetarët që shkuan për pushime në Ballkan dhe Turqi.

Sipas ‘Ëelt’ kjo është një përrallë zanash për pushimet verore nga ministri gjerman, pasi shifrat tregojnë se lidhja nuk ekziston.

“Përqindja e infeksioneve të huaja gjatë verës ishte vërtet e lartë. Por në terma absolutë, numri i infeksioneve ishte jashtëzakonisht i ulët. Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins, në Gjermani kishte gjithsej rreth 50,000 infeksione të reja në korrik dhe gusht.” – sqaron gazeta.

“Nga mesi i shtatorit, infeksionet e huaja nuk luanin më një rol të madh. Rritja eksponenciale e valës së dytë filloi më vonë, në fillim të tetorit. Supozimi i ministrit që Gjermania ra në valën e dytë për shkak të numrit të udhëtarëve që kthehen nuk mund të mbështetet.” – vijon artikulli.

Edhe virologu Martin Stürmer nga Universiteti i Frankfurtit theksoi se ‘nuk besoj se ata që u kthyen nga udhëtimet dhanë një kontribut masiv në pandeminë në atë kohë’.

Gjatë muajit maj ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn bëri një deklaratë për median gjermane ‘Bild’ duke thënë se qytetarët a emigrantët turq e ata nga Ballkani që u kthyen nga pushimet ndikuan në rritjen e rasteve të reja me Covid-19 në vend.

Pas kësaj deklarate, reagoi ashpër kryeministri shqiptar, Rama. Në një deklaratë për gjermanen ‘Bild, kreu i qeverisë e kritikoi ministrin gjerman për deklaratat e tij duke thënë se detyra e tij ishte vaksinimi i popullatës gjermane dhe etiketimet ndaj të tjerëve.

Po kështu Rama tha se Shqipëria nuk është zonë risku dhe Spahn nuk kishte asnjë shifër ku të mbështetej për akuzat e tij.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BW


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *