Vendosni fjalën kyçe....

“Gjysma e infeksioneve Covid erdhi nga Ballkani”, Rama kritikon ashpër ministrin gjerman: Kujdesu për vaksinimin e popullatës


Ministri gjerman i Shëndetësisë ia faturoi emigrantëve na Ballkani gjysmën e të gjitha infeksioneve me Covid-19 në Gjermani verën e kaluar.

Sipas Jens Spahn, gjysma e rasteve të reja u sollën në Gjermani nga vizitat familjare në vendet ballkanike të emigrantëve.

Pas kësaj ka ardhur reagimi i ashpër i kryeministrit të Shqipërisë, Rama, i cili e ka kritikuar Spahn.

Edi Rama dha një deklaratë për gjermanen BILD ku theksoi: “Është një skandal që një ministër gjerman denoncon publikisht Ballkanin dhe kështu gjithashtu zhvlerëson njerëzit që kanë lidhje me emigrimin.”

Rama shton më tej në deklaratën e tij duke thënë: “Unë nuk do të lejoj që Shqipëria të portretizohet si një zonë rreziku për udhëtimet e pushimeve, nuk ka shifra për ta provuar këtë.”

“Një ministër gjerman i Shëndetësisë duhet të kujdeset për vaksinimin e popullsisë gjermane dhe të mos zgjojë pakënaqësi stereotipike kundër Ballkanit në mënyrë që të mbrojë një rekord të dukshëm të keq.” – vijon më tej Rama në deklaratën e tij.

Spahn më parë i tha BILD am Sonntag: “Ne mësuam nga vera e kaluar. Në atë kohë, udhëtimet jashtë vendit, shpesh vizitat te të afërmit në Turqi dhe Ballkan, shkaktuan rreth 50 përqind të infeksioneve tona të reja në faza. Ne duhet ta parandalojmë këtë këtë vit .”

Sipas Spahn, vizitat tek të afërmit nuk duhet të ndalohen këtë verë megjithatë tha se duhet arritur një marrëveshje me Turqinë rreth testeve të hyrjes dhe daljes në një fazë të hershme.

“Në këtë fazë të fundit të pandemisë duhet të tregojmë shumë kujdes, testime dhe kujdes.” –  tha Spahn.

“Çdo gjë tjetër rrezikon suksesin tonë.” – shtoi ministri gjerman i Shëndetësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *