Vendosni fjalën kyçe....

Kina ndez ‘diellin artificial’ në 120 milionë gradë Celsius në kërkim të shkrirjes bërthamore


Media kineze ka raportuar se studiuesit që punojnë në një projekt bërthamor kanë arritur të mbajnë plazmë prej 120 milionë gradë Celsius për afër dy minuta.

E përditshmja kineze Global Times raporton se i ashtuquajturi ‘diell artificial’ siç njihet projekti kinez bërthamor gjithashtu arriti të ruajë plazmën në 160 milionë gradë Celsius për 20 sekonda.

Këto kohë, megjithëse jo shumë të gjata në terma absolutë, janë rekorde në kërkimin e shkrirjes bërthamore. Hapi tjetër do të ishte mbajtja e këtyre temperaturave për një javë, sipas një profesori të fizikës nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Shenzhen.

Reaktori i shkrirjes bërthamore të Kinës u bë për herë të parë titull kryespr në vitin 2019 kur Pekini tha se së shpejti do të fillonte operacionet. Reaktori – HL-2M Tokamak – u furnizua për herë të parë në fund të vitit të kaluar, dhe arritja e tij e parë ishte mbajtja e një temperature prej 100 milionë gradësh Celsius për 100 minuta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *