Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet gjatë takimit elektoral kandidatja në Meksikë, mbi 80 politikanë të vrarë në vend që prej shtatorit


Një kandidat për zgjedhje lokale në Meksikë është qëlluar në mes të takimi fushate dhe menjëherë pasi ka dalë në në Facebook, duke u bërë viktima e fundit në një varg vrasjesh të politikanëve përpara votimeve të qershorit.

Kandidatja Alma Barragán u qëllua për vdekje në qytetin meksikan Moroleón në shtetin qendror të Guanajuato ndërsa po merrte pjesë në një tubim zgjedhor. Sipas mediave vendase, një grup burrash të armatosur mbërritën në vendin ku Barragán po mbante një tubim dhe hapën zjarr. Dy të tjerë janë raportuar të plagosur.

Pak para sulmit Barragán kishte dalë në faqen e saj në Facebook duke u thënë ndjekësve se ku ishte dhe duke ftuar banorët vendas që të bashkoheshin me të: “Përshëndetje, si jeni? Unë jam këtu në La Manguita me Pedro Guzman. Nëse dëshironi të më shoqëroni, ejani dhe dëgjoni propozimet e mia. Faleminderit shumë, po ju pres këtu.”

Barragán ishte kandidate për kryebashkiake e qytetit nga Lëvizja Qytetare e opozitës (Movimiento Ciudadano). Fushata e zgjedhjeve vendore në Meksikë të cilat do të mbahen më 6 qershor është shoqëruar nga dhuna. Në fillim të këtij muaji një tjetër kandidat nga Lëvizja Qytetarë, Abel Murrieta, u qëllua për vdekje ndërsa po shpërndante fletushka në një rrugë në komunën veriperëndimore të Cajeme.

Që nga fillimi i procesit zgjedhor në shtator, më shumë se 80 politikanë janë vrarë. Midis shkurtit dhe prillit të këtij viti, më shumë se 50 zyrtarë të zgjedhur, anëtarë të partive politike dhe kandidatë u vranë, që është rreth 40% më shumë se para zgjedhjeve të vitit 2018.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *