Vendosni fjalën kyçe....

“Tani të gjithë më japin të drejtë” – Trump godet kritikët që e sulmuan mbi origjinën e Covid-19


Ish-presidenti amerikan Donald Trump u shfaq triumfator në rrjetet sociale duke përmendur teorinë që ka marrë vëmendjen kryesore të mediave mbi origjinën e mundshme të Covid-19.

Ditët e fundit të gjitha mediat kundër Trump, që dikur e kundërshtonin më forcë mundësinë e rrjedhjes së Covid-19 nga laboratori i Wuhan në Kinë, tani e kanë këtë teori një lajm kryesor. Trump tha se tani befas të gjithë po e pranojnë që ai kishte të drejtë kur tha se burimi i Covid-19 ishte laboratori i virologjisë në Wuhan.

“Tani të gjithë po pranojnë që unë kisha të drejtë kur shumë herët e quajta Wuhan si burimin e Covid -19, ndonjëherë referuar si Virusi i Kinës”, postoi Trump të martën në blogun e tij Desk.

“Për mua ishte e qartë që nga fillimi, por unë u kritikova keq, si zakonisht. Tani të gjithë po thonë ‘Ai kishte të drejtë.’ Faleminderit!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *