Vendosni fjalën kyçe....

Vritet me kallashnikov pas mesnate 25-vjeçari në Shkodër, arrestohet i dyshuari


Një i ri është vrarë pak pas mesnatës së kaluar në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje.

Shtetasi Mark Kodra, 47 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë kallashnikov 25-vjeçarin Emiljano Ndou, i cili fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plumbave të marrë.

47-vjeçari është arrestuar brenda një kohe të shkurtër nga ngjarja.

 “Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobëta shtetasi Mark Kodra., 47 vjeç, banues ne fshatin  Bleran Bardhaj,  ka vrarë me armë zjarri shtetasin Emiljano Ndou, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.
Falë reagimit në kohë dhe  veprimeve të  shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur  identifikimi dhe kapja brenda pak minutash  e autorit të dyshuar të vrasjes.
Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë  të kësaj ngjarjeje.”-
njoftoi Policia e Shkodrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *