Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti amerikan premton vaksinën ndaj Covid-19 para muajit nëntor


Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur shpresat për një vaksinë të mundshme të shpejtë ndaj Covid-19, duke lënë të kuptohet se një e tillë mund të jetë e gatshme ‘shumë më shpejt’ sesa fundi i vitit.

I pyetur nga gazetari Geraldo Rivera, se kur mund të ishte në dispozicion të amerikanëve një vaksinë Covid-19, Trump premtoi: ‘Më shpejt se fundi i vitit, mund të jetë shumë më shpejt.’

Kur Rivera e pyeti nëse kjo do të thoshte ‘”më shpejt se 3 Nëntori – Dita e Zgjedhjeve’ – Trump e pohoi duke thënë se diçka e tillë mund të ndodhte rreth asaj kohe.

Disa vende në Europë e Rusia kanë nisur tashmë testimet për vaksina të ndryshme ndaj koronavirusit të ri por ende nuk ka një kurë të miratuar ndërkombëtarisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *