Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti pas mbledhjes mes dy qeverive: Suksesin ta krahasojmë me botën dhe jo me njëri-tjetrin


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës.

Kurti shkruan në “Twitter” se suksesi nuk duhet matur me njëri-tjetrin, por duhet krahasuar me botën.

 Sipas tij, vendet tona kanë nevojë për më shumë unitet dhe përafrim në çështjet rajonale dhe të jashtme.

“Sot mbajtëm mbledhjen e 8-të të përbashkët të qeverisë me Shqipërinë për të vlerësuar progresin që kemi arritur dhe për të nënshkruar marrëveshje të reja në fushën e arsimit, shëndetësisë, rinisë, energjisë, transportit, bujqësisë, si dhe heqjen e kufizimeve kufitare.

Shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurrë. Por ne nuk duhet ta matim suksesin tonë me njëri-tjetrin, por të krahasojmë me botën. Ne kemi nevojë për më shumë unitet dhe përafrim në çështjet rajonale dhe të jashtme. Nuk ka dyshim se historia do të na gjykojë se si e përdorim këtë mundësi historike.”-shkruan Kurti.

Mbledhja e 8-të e përbashkët qeveritare Shqipëri-Kosovë konkludoi me firmosjen e 19 marrëveshjeve.

Këto marrëveshje janë nga fushat e ndryshme, duke nisur nga Arsimi, Infrastruktura, Energjetika, Ligji, etj.

Një nga marrëveshjet më të rëndësishme, ishte ajo e prezantuar që në nisje, që do të lehtësojë procedurën e kalimit në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.