Vendosni fjalën kyçe....

Vijnë mjekët nga Turqia, Spitali Memorial i Fierit nis nga puna të enjten, 3 fazat që do ndiqen


Ka mbërritur në Tiranë ekipi i mjekëve nga Turqia që do jenë pjesë e Spitalit Memorial të Fierit, një investim i qeverisë turke. Spitali do nisë nga funksioni ditën e enjte, më 27 maj dhe do ofrojë shërbime të specializuara fillimisht për pacientët e qarqeve, Fier, Vlorë e Gjirokastër.

Përveç mjekëve nga Turqia, spitali është plotësuar në staf me mjekë, infermierë, teknikë e personel mbështetës nga Shqipëria.

Hapja e këtij spitali do ulë barrën me të cilën përballet QSUT-ja në Tiranë, tha ministrja Manastirliu gjatë vizitës aty.

Spitali do administrohet nga një staf i përbashkët shqiptaro-turk. Në fjalën e tij, përfaqësuesi i palës turke tha se deri tani kanë mbërritur 8 mjekë nga Turqia, ndërsa brenda dy javëve të ardhshme do vijë edhe pjesa tjetër e tyre.

Sipas ministres, spitali do hapet me faza dhe faza e parë do shërbejë për urgjencat kirurgjikale e shërbimet ambulatore të sëmundjeve të brendshme.

Faza e dytë që nis më 30 qershor do ofrojë shërbime të reja si laboratori i hemodinamikës, urologjia e shërbime të tjera të specializuara, ddërsa faza e tretë do  plotësojë funksionalitetin e spitalit pasi do ofrojë shërbimet e traumës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *