Vendosni fjalën kyçe....

Italia rikthen 266 artefakte antike nga SHBA-ja


Italia deklaroi se ka rikthyer 266 artefakte të lashta me vlerë dhjetëra milionë euro nga Shtetet e Bashkuara, ku ato ishin shitur gjatë fundit të viteve 1990 nga një rrjet ndërkombëtar i kontrabandistëve të objekteve.

Artikujt më të vjetra prej të cilave datojnë në shekullin e 9-të para Krishtit, përfshijnë vepra që i përkasin periudhave të qytetërimit etrusk, Magna Graecia dhe Romës Perandorake.

Një deklaratë nga një njësi e specializuar e policisë së Italisë të premten tha se kthimi i artefakteve ishte për shkak të bashkëpunimit midis autoriteteve gjyqësore italiane dhe amerikane. Artefakt do të thotë kur një objekt është i bërë ose i përpunuar nga dora e njeriut, raporton Reuters.

Fotot e siguruara nga ministria italiane e kulturës tregojnë se artefaktet përfshijnë disa enë të pikturuara, kokën e një statuje dhe disa monedha, të cilat u ekspozuan në një ceremoni në Nju Jork në fillim të kësaj jave.

Deklarata italiane tha se 65 artefakte kishin ardhur nga muzeu i Koleksionit Menil në qytetin amerikan të Houston, ndërsa 145 copë të tjera u gjetën si pjesë e proçedurave të falimentimit kundër një tregtari antikash.

Një zëdhënës i muzeut tha se i ishin ofruar artefaktet si dhuratë, por e kishte referuar donatorin te ministri italian i Kulturës, i cili njoftoi muzeun se Italia po pretendonte objektet.

“Koleksioni Menil i refuzoi këto vepra nga koleksionisti dhe ato nuk kanë qenë kurrë pjesë e koleksionit të muzeut”, tha zëdhënësi.