Vendosni fjalën kyçe....

Afganët? Ambasadori amerikan në Beograd ka të tjera halle


Ndërkohë që në Shqipëri Ambasadorja amerikane Yuri Kim së bashku me Kryeministrin Edi Rama janë angazhuar mediatikisht dhe në terren 24 orë në sjelljen e afganëve, ambasadori amerikan në Beograd ka të tjera halle.

Ambasadori Anthony Godfrey është i angazhuar në arritjen e sfidave për ditëlindje.

Këtë të dielë ai notoi nga Azia në Evropë në garën ndërkombëtare të Bosforit duke mos reflektuar fare gjendjen ku është përfshirë Uashingtoni me situtatën në Afganistan.

Këtë mëngjes, unë arrita një sfidë për ditëlindjen time të 60 -të duke notuar nga Azia në Evropë në garën ndërkombëtare të Bosforit. Kjo pasoi disa muaj stërvitje në pishinën e mrekullueshme “11 Prilli” në qendrën Sportski Novi Beograd. Gëzuar të Dielën për të gjithë miqtë e mi në Serbi!”-shkruan Ambasadori.

Godfrey është i njihet për lidhjet e ngushta me Presidentin Vuçiç ku në një raport special përmendet si përkrahës i politikave të tij.