Vendosni fjalën kyçe....

Gënjeu për provat e gjetura në makinën në Elbasan pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, konfirmohet në detyrë prokurori i Elbasanit Alfred Shehu


Është konfirmuar në detyrë prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e mori vendimin dy ditë pas seancës dëgjimore me prokurorin që po heton ngjarjen në Elbasan katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit ku u vra Pjerin Xhuvani e u plagosën tre persona të tjerë.

Shehu u shfaq një ditë pas përplasjes me armë në një konferencë shtypi bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Veliu, duke deklaruar se në mjetin e Mehmet Grecës në vendin e ngjarjes nuk ishin gjetur materiale zgjedhore apo materiale të dyshuara që mund të përdoreshin për shitlerjen e votës.

Megjithatë në deklaratën e tij në sallën e gjyqit pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe në raportin e rrjedhur të prokurorisë, pohohej se në mjetin e Grecës ishin gjetur fotokopje kartash identiteti, një listë me emra, një bllok pagesash, formularë patronazhi si dhe disa fletëpalosje të PS-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *