Vendosni fjalën kyçe....

“Njeriu merimangë” në jetën reale, kinezi shpëton vogëlushen që rrezikonte të binte nga dritarja e katit të 6-të (VIDEO)


Një punonjës kinez është konsideruar hero pasi ka arritur të shpëtojë një vajzë që rrezikonte të binte nga kati i 6-të i një pallati.

Vogëlushja kishte mbetur e bllokuar përtej një ballkoni dhe e varur në dritare, dhe burri që nxitoi ta shpëtonte u konsiderua si “Spiderman”-i real.

Punëtori i mirëmbajtjes Hu Yunchuan, kishte qenë duke punuar aty pranë, kur dëgjoi për një vajzë pesë-vjeçare që kishte mbetur e bllokuar në murin e jashtëm të një ndërtese, pasi ishte ngjitur nga një dritare rastësisht.

Incidenti i ndodhi të enjten në mëngjes në Zigong në Kinën jug-perëndimore. Hu në fillim u përpoq të hapte me forcë derën e një apartamenti tjetër por nuk kishte mundur.

Ai më pas u ngjit në fasadën e ndërtesës përmes dritares së një banorit që jetonte më poshtë.

Siç shkruan Daily Mail, kompania e ka shpërblyer zotin Hu me një apartament krejt të ri për shkak të aktit të tij heroik.