Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: U kërcënova nga Soros pasi denoncova ndarjen e territoreve të Kosovës (dhe roli i Hashtag.al)


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit për akuzat për korrupsion.

Berisha ka mohuar akuzat për korrupsion duke thënë se nuk ka përfituar asnjëherë nga fondet publike madje asnjë nga familjarët e tij.

Berisha ndër të tjera përmend se është kërcënuar nga Soros pasi denoncoi ndarjen e territoreve të Kosovës

Roli i Soros u zbulua ekskluzivisht nga Hashtag.al nëpërmjet publikimit të raportit te Fondacionit Soros Beograd i cili shkruante për një projekt që parashikonte një shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës (kliko këtu dhe këtu).

Berisha në reagimin e tij thotë se pavarësisht për vendimin e Departamentit nuk ndryshon mendimi dhe admirimi i tij për SHBA-të.

Reagimi i plotë i Berishës:

Përgjigje zotit Antony Blinken, Sekretar i Departamentit të Shtetit për vendimin e tij për të ndaluar hyrjen time në SHBA!

Zoti Sekretar!

Nga mediat u njoha me vendimin tuaj të shpallur në Twitter për të ndaluar hyrjen time në SHBA.

Lidhur me këtë vendim dua të shpreh sa vijon.

Gjate 30 viteve në politikë nuk ka ekzistuar kurre asnjë akuzë në adresë time, nga asnjë person, asnjë institucion vendas apo i huaj për abuzim te fondeve publike dhe çfaredo lloj tjetër korrupsioni.

Shtoj gjithashtu se gjatë të gjitha viteve të mia në pushtet, por dhe deri më sot, familjarët e mi nuk kanë përfituar kurrë nga fonde dhe asete publike dhe kanë zbatuar me rigorozitet të plotë ligjet e vendit. Ata deri me sot nuk kanë qenë kurrë nën akuze nga drejtesia shqiptare apo e ndonje vendi tjeter.

Duke shprehur keqardhje për vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnjë bazë konkrete, ju ftoj të bëni publike çdo fakt e dokument që administrata e juaj, apo kushdo në botë, mund të disponojë për të argumentuar pretendimin tuaj për mua dhe familjarët e mi.

Gjithashtu gjykoj se një ndër faktorët më kryesorë që qeveria që unë kam drejtuar arriti të anëtarësojë Shqipërinë në NATO, të firmosë Marrveshjen e Stabilizimit Asociimit dhe liberalizoje vizat me Bashkimin Europian, të arrijë nivelin e pragut të MCAC, dhe të tërheqë investime madhore, por edhe të shënojë kulme në marrëdheniet midis dy vendeve tona mike, ka qenë lufta e suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e dokumentuar kjo dhe në raporte dhe vlerësime të qeverisë së SHBA.

Gjatë 30 viteve në politike une kam patur në SHBA, dhe kam më shumë se në çdo vend tjeter, miq të medhenj, me të cilët ndihem gjithnjë krenar. Mirenjohja ime mbetet e pakufishme për gjithçka vendi i juaj i madh ka bërë për lirine e kombit tim.
Po keshtu jam perpjekur dhe nuk kam nguruar kurre te marr cdo vendim ne interes te perbashket midis dy vendeve.
Dua te theksoj se vendimi juaj nuk mund te lekunde kurre admirimin tim per vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqte e mi ne SHBA.

Zoti sekretar!

Une kam 8 vite qe kam dhene doreheqjen nga çdo funksion drejtues dhe jam larguar nga pushteti por kam qendruar i vendosur ne mbrojtjen e interesit publik dhe kombetar te shqiptareve, ashtu siç i vleresoj une ato.

Une kam denoncuar me shume se kushdo tjeter ne kete vend publikisht brenda dhe jashte vendit, krimin e organizuar shqiptar dhe bandat e tij, kartelet e droges, lidhjet e tyre me zyrtaret me te larte shqiptare, por edhe te huaj, korrupsionin e papermbajtur qeveritar ne Shqiperi.

Po keshtu une kam mbeshtetur reformen ne drejtesi e te gjitha ndryshimet kushtetuese, por kam kritikuar dhe denoncuar çdo akt te ndermarre ne kundershtim flagrant me amendamentet kushtetuese per vendosjen e kontrollit te plote politik mbi sistemin e drejtesise.

Une gjithashtu kam denoncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimiliardierin George Soros, si korruptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje armik te vertete te demokracise ne vendin tim.

Perveç kesaj kam denoncuar i pari dhe me forcen me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam kercenuar per pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar.

Se fundi, duke mos pretenduar kurre se une jam i pagabueshem, duhet t’ju garantoj se une ndjehem krenar me te gjitha qendrimet e mia dhe ju siguroj se ato kane qene dhe do te jene te motivuara vetem nga interesi publik dhe kombetar i kombit shqiptar dhe e verteta, te cilat une i kam mbrojtur njelloj si sot edhe ne kohen kur te rinjte shqiptare ekzekutoheshin ne kufi per realizimin e endrres tyre amerikane.

Sinqerisht Sali Berisha!/Hashtag.al