Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi i KAS për Beratin, Çela i LSI-së: Noterizoi masakrën zgjedhore


Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksionin (KAS), i cili rrëzoi ankimimin e LSI dhe PD për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat.

Ardit Çela tha sot se KAQ vendosi përfundimisht të noterizojë masakrën zgjedhore të kryer në qarkun e Beratit, duke grabitur në tavolinë mandatin e LSI e duke tjetërsuar vullnetin e mijëra votuesve të cilët i rezistuan represionit të pushtetit të bërë njësh me krimin.

Ai theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të bëjë asnjë hap pas dhe do t’i shkojë deri në fund betejës për të zbardhur të vërtetën dhe për të çuar në vend vullnetin e qytetarëve.

Deklarata e plotë:

Komisioni i Ankimit dhe Sanksioneve pranë KQZ, nëpërmjet vendimit të sotëm, vendosi përfundimisht të noterizojë masakrën zgjedhore të kryer në qarkun e Beratit, duke grabitur në tavolinë mandatin e LSI e duke tjetërsuar vullnetin e mijëra votuesve të cilët i rezistuan represionit të pushtetit të bërë njësh me krimin.

Nëpërmjet seancave live, u faktua botërisht pretendimi i LSI-së, nëpërmjet fakteve dhe provave, nëpërmjet procesverbaleve, nëpërmjet librave të protokollit të nënshkruar nga anëtarët socialistë, që në të paktën 24 qëndra votimi në qarkun e Beratit, rezultati është i pavlefshëm.

Nëpërmjet seancave live, u faktua botërisht vepra penale e administratës së KQZ, të cilët futën duart në kutitë e votimit, duke futur dorazi në materialet zgjedhore, pikërisht ato prova të cilat u vërtetuan se nuk ekzistonin, e që vërtetonin masakrën zgjedhore dhe pavlefshmërinë e kutive.

Nëpërmjet seancave live, u faktua se kutitë janë mbushur. U vërtetua se zgjedhjet janë vjedhur.
KAS sot nuk shqyrtoi provat. Nuk shqyrtoi faktet. Nuk tregoi profesionalizem. Ato ishin evidente, ishin me qindra, ishin shumë kokëforte dhe vërtetonin të gjitha pretendimet e LSI. Qindra prova dhe faktet e pasqyruara nga LSI, akte zyrtare, procersverbale të QV, të Grupeve te Numërimit, të ZAZ, duhet të shqyrtoheshin me profesionalizëm, por ndodhi e kundërta. Anëtarët e KAS thjesht u tërhoqën për të marrë një kafe 47 minutëshe, e të marrin një vendim të parafabrikuar nga zyra e Partisë Socialiste, për të deformuar vullnetin e zgjedhësve.

Vendimmarrja politike e KAS, i konsideron kutitë me më shumë fletë votimi sesa votues, kuti me standarde të larta zgjedhore. Realisht ato janë kuti të mbushura.
Vendimmarrja politike e KAS, kutitë që dorëzohen me më shumë fletë votimi sesa merren në dorëzim, janë kuti me standarde zgjedhore. Realisht ato janë kuti të mbushura.
Vendimmarrja politike e KAS, na ktheu sot në standardet më të errëta dhe mediokre të gjykimit.

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të bëjë asnjë hap pas dhe do t’i shkojë deri në fund betejës për të zbardhur të vërtetën dhe për të çuar në vend vullnetin e qytetarëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *