Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti që i mori jetën “Xubit” të Yzberishtit, Gjykata vendos të lërë drejtuesen e mjetit në “arrest shtëpie”


Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Ankela Mulletin, gruaja e cila u përshi në aksidentin me vdekje të 45-vjeçarit Fatmir Avdillari, i njohur ndryshe si “Xubi” i Yzberishtit.

Mulleti akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor pasi gjatë aksidentit bëri një manovër të gabuar.

Zonja Mulleti ndodhet në spital në gjendje jo të mirë, shëndetësore. Ajo ka dy fëmijë të mitur.

Prokuroria thotë se Avdillari nga ana tjetër ka qenë duke ecur me një shpejtësi prej 180 km/h me motorin e tij.

Kush është Fatmir Avdillari?

Fatmir Avdillari rezulton i dënuar më parë për vrasje, teksa pasi përfundoi dënimin u arrestua sërish për trafik droge në Kombinat, Kashar e Yzberisht në vitin 2017.

Ai dyshohej si ishte kapoja i një grupi që shpërndante drogë në këto zona, teksa gjatë operacionit ”Qelqi” iu kapën 30 kg hashash dhe një armë pa leje.

Avdillari ka qenë i dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi teksa ka qenë edhe pjesë e bandës së Yzberishtit në vitet 97′ e 98′. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *