Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e ngujuar: Nëse mendoni se jemi partiakë, vafshi në djall!


Një grup studentësh e ka kaluar natën të ngujuar nëpër fakultete. Mëngjesin e sotëm, një grup prej 50 studentësh ka dhënë një deklaratë për mediat, ku zotohen të vazhdojnë qëndresën.

“Të nderuar student, prindër, intelektualë dhe palaço të shoqërisë shqiptare. Njëherë të vetme në jetën tuaj mos përbaltni dëshirat tona të mira për këtë vend.

Nëse mendoni se jemi partiakë, atëhere në djall shkofshi edhe ju me ta. Ne nuk kemi pranuar dhe nuk do pranojmë asnjë politikan, pasi sot jemi vetë opozita e munguar dhe jemi vetë pozita që duhet.

Por sigurisht mendiimet e çiltra është vështirë të jetojnë mes hipokritëve, por jo të pamundura.

Gjithmonë kemi besuar se aresimi është thelbi drejt lirisë së mendimit dhe me një të ardhme më të mirë.

Çfarë ndodh sot në Shqipëri? Jemi bërë një popull pa shtyllë kurrizore në mendim, pa arsye në arsyetim, me mungesë mendimi në fjalë motivuese, me mungesë besimi në fakte,  me frikën e shprehjes në lirinë e stisur, me mungesë ndërgjegje në llumin e të pamoralshmes.

Çfarë ndodhi një dhjetor? Një frymë studentore e nxitur nga zjarri i të ndierit të papërfaqësuar, i pavlerësuar, i papunësuar dhe i parespektuar.

Dhe tani pas një muaji, janari duhet të na gjente më me dinjtet, sot jemi ende të papërfaqësuar. Sot jemi në shkollë, por jo për slide-t që nuk lexohen, as për kafrriget që nuk mjaftojnë, dhe as nuk janë në gjendje funksionale, e jo e jo për ambiente të ftohta në dimër dhe të ngrohta në verë, ku dritaret mungojnë ashtu sikurse mungon shpresa.

Jemi këtu sepse mendojmë se kjo shkollë, e vetmja gjë cilësore që ka, është struktura e mendimit idealist, e të gjithë studentëve që kanë shkelur këto auditore, me pasionin e fshehur që më në fund pasryrojnë një kryengritje, ku qëllimi nuk ishte as ndërrimi i partive, apo rrëzimi i dikujt apo diçkaje, por ishte një e drejtë legjitime. Të jetojmë në një shtëpi, ku nuk të ngroh vetëm ideja e të larguarit nga shtëpia, por zgjimi i një ëndrre të keqe me shterpësi mendimi.”, lexoi deklaratën një studente e Fakultetit Ekonomik.

Studentët thanë se e kishin shumë të vështirë të kalonin natën në të ftohtë, ndërsa deklaruan se kishin një vendim për të marrë sot në orën 18:00 lidhur me bojkotin dhe me mënyrën se si do të procedohet në vazhdim./Hashtag.al