Vendosni fjalën kyçe....

Votimi elektronik, Agron Shehaj merr 33 vota më shumë se Lulzim Basha


KQZ publikoi pak momente më parë rezultatet e votimit elektronik, projekti pilot që u aplikua për herë të parë në këto zgjedhje njësinë nr.10 në Tiranë.

E përveç rezultateve për partitë, u zbulua se sa vota kanë marrë dhe kandidatët respektivë. Në listen e PD-së, u vu re se kandidati Agron Shehaj, kishte amrrë edhe më shumë vota (525) se vetë kryetari Lulzim Basha (492), çka tregon për popullaritetin dhe mbështetjen e madhe që Shehaj gëzon në Tiranë.

Ndërkohë në listën e LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi e cila kryeson dhe listën, ka më shumë vota në këtë njësi, 81 të tilla.

Në njësinë Nr.10, vihet re se Partia Socialiste kryeson me 6 mijë e 7 vota, Partia Demokratike dhe Aleanca për Ndryshim me 4550 vota, dhe LSI 628.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *