Vendosni fjalën kyçe....

Rama tha se janë vetëvrarë 71 italianë me Covid, por çfarë thonë mediat italiane


Dje u vetëvra pacienti i katërt me Covid duke u hedhur nga ballkoni i Spitalit Infektiv dhe kryeministri Edi Rama u justifikua duke thënë se edhe në Itali ishin vetëvrarë të sëmurë me Covid. Ai tha se gjatë muajve të Pandemisë, ishin vetëvrarë në Itali 71 të sëmurë me Covid.

Të njëjtën deklaratë kryeministri e përsëriti sot gjatë Konferencës me gazetarët. Por informacioni që Rama jep për publikun duke iu referuar mediave italiane dhe që mediat në vendin tonë e morën shabllon nga ai, nuk është i vërtetë.

Mediat në shtetin fqinj kanë raportuar se në Itali gjatë këtij viti janë vrarë 71 persona, nga 44 që ishin vetëvrarë vitin e kaluar. Por nuk thuhet në asnjë moment që këta persona kanë qenë të gjithë të prekur nga virusi, apo se janë hedhur nga ballkonet e spitaleve sikurse ka ndodhur me katër pacientët në vendin tonë.

Artikulli i Tg.com i muajit shtator për numrin e vetëvrasjeve që u tjetërsua nga mediat shqiptare, nuk e thotë në asnjë moment një gjë të tillë, pra që 71 personat e vetëvrarë kanë qenë me Covid. Por sugjeron se kriza e Pandemisë mund të ketë ndikuar në shëndetin mendor të qytetarëve italianë, duke shkaktuar një rritje të vetëvrasjeve në përgjithësi në Itali.

Ansa.it ka publikuar të njëjtat të dhëna dy ditë më parë në një artikull, duke thënë se kriza e pandemisë mund të ketë ndikuar në shëndetin mendor të qytetarëve, ndërsa jepen dhe këshilla për të kaluar çrregullimet e tresit post-traumatik.

“Vetëvrasjet dhe epidemia Covid-19: a ka ndonjë lidhje?

Sipas asaj që u raportua gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Çështjet e Lidhura me Vetëvrasjen, të organizuar nga Universiteti Sapienza i Romës me rastin e Ditës Botërore për Parandalimin e Vetëvrasjes, kishte 71 vetëvrasje dhe 46 përpjekje për vetëvrasje në vitin 2020: të dhënat janë rritur ndjeshëm në krahasim me në të njëjtën periudhë të vitit 2019 kur u regjistruan 44 vetëvrasje dhe 42 përpjekje për vetëvrasje. Midis elementeve që rrisin rastet e njerëzve që vendosin të marrin jetën e tyre ekziston jo vetëm përkeqësimi i krizës ekonomike dhe financiare në vendin tonë, por edhe përkeqësimi i sëmundjes mendore gjatë pandemisë dhe stigmës së atyre që ata e kanë kapërcyer sëmundjen.”– shkruan Ansa./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *