Vendosni fjalën kyçe....

Horror në Rusi, gruaja me fëmijën në makinë i jep gaz, bie nga ura (Video)


Një hetim ka nisur pasi pamjet tronditëse u shfaqën në internet të një shofereje që i dha gaz makinës mbi një urë në republikën e largët të Rusisë, Altai.

Sipas zyrës së prokurorit rajonal, një grua 38-vjeçare në qytetin siberian Gorno-Altaisk humbi kontrollin e makinës në mot të akullt.

“Kur parakaloi, shoferi nuk mori parasysh kushtet e rrugës, humbi kontrollin dhe rendi nëpër kangjellat metalike të urës, duke çuar në përmbysjen e automjetit.” – thanë zyrtarët në një deklaratë.

Fatmirësisht, fëmija dhe drejtuesja e mjetit shpëtuan me dëmtime të lehta ndërsa incidenti po hetohet.

Gorno-Altaisk, e vendosur afër kufijve të Rusisë me Kinën, Kazakistanin dhe Mongolinë, është goditur nga një mot i ftohtë, me termotetrin që ka shënuar -25 gradë Celsius.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *