Vendosni fjalën kyçe....

Meta 5 pyetje për përplasjen me armë: A kandidon për PS-në vëllai i drejtuesit të prokurorisë së Elbasanit


Presidenti Meta ka dalë para pak çastesh në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Ai i është drejtuar me pesë pyetje prokurorisë së Elbasanit lidhur me përplasjen me armë të 21 prillit në këtë qytet ku humbi jetën një person dhe u lënduan katër të tjerë, mes të cilëve një oficere policie.

Kreu i shtetit e pyeti në mënyrë të drejtpërdrejtë drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ai ishte në konflikt interesi duke qenë se i vëllai është kandidat i PS-së në Elbasan.

Po kështu ai pyet se pse prokuroria e ka caktuar datën 30 prill për të marrë kallëzimin e PD-së, pesë ditë pas zgjedhjeve.

Jam këtu për të drejtuar pesë pyetje për Prokurorinë e Elbasanit dhe drejtuesin e saj z.Kreshnik Ajazi.

  1. drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, pse është vonuar materiali kallëzues i PD-së. Pse z. Gazment Bardhi si kallëzues është thirrur për t’u paraqitur vetëm në datën 30 prill, 5 ditë pas zgjedhjeve.
  2. Si mund të ndihmojnë këto veprime hetimore kaq të ngadalta me vetëdije parandalimin e krimit zgjedhor në Elbasan.
  3. Pse duhet që z.Gazment Bardhi të paraqitet më 30 prill, 5 ditë pas zgjedhjeve dhe jo urgjentisht.
  4. A kandidon për deputet në këto zgjedhje si kandidat i partisë në pushtet në qarkun Elbasan, vëllai juaj Besion Gëzim Ajazi. A ndiheni ju në përmbushjen e detyrës suaj në konflikt të pastër interesi lidhur me këtë fakt dhe nëse po, e keni vlerësuar të dorëhiqeni apo të kërkoni transferimin nga drejtimi i prokurorisë së Elbasanit.
  5. Zotërinj prokurorë të Elvbasanit. A ju vret ndopak ndërgjegja që vetëm një ditë pas njoftimit tuaj për tu parqitur për sqarime nga kallëzuesit, ndodhi përplasja me armë dhe fatkeqësisht përgjakja në qyterin e Elbasanit, pra ndodhi në 21 prill.

Këto pyetje është me interes të mbahen shënim edhe nga Prokurri i Përgjithshëm, nga SPAK, nga KLP-ja, nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, nga ambasadat e BE-së, nga OSBE-ja e organizmat ndërkombëtarë dhe gjithë trupi diplomatik në Tiranë që është angazhuar në këtë proces.

E vërteta mbi to duhet të zbardhet tani, në minutat në vijim e jo më 30 prill kur keni lënë me kallëzuesin, z. Gazment Bardhi.