Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Do i propozoj Kurtit, ministër shteti në të dyja vendet për rritjen e bashkëpunimit


Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme u pyet edhe për marrëdhëniet me Albin Kurtin duke deklaruar se bashkëpunimi do vazhdojë njësoj madje do shkojë më tej.

Rama theksoi se do i propozojë Kurtit ministër shteti nga të dyja anët për të rritur më tej bashkëpunimin.

Sa i përket Albin Kurtit do të takohemi, më ka kërkuar. E pres me kënaqësi. E kam ndjekur në prononcimet e tij. Bie dakord që ka nevojë për një shtysë me marrëdhënien mes dy qeverive. Duhet të shkojmë përtej. Të plotësojnë boshllëqe që mbeten me qeverinë e mëparshme. Kam propozime të reja me të. Duhet një ministër shteti nga të dyja anët. Duhet një pikë referimi që merret me gjithë procesin e bashkëpunimit. Do të dëgjoj idetë e freskëta të Albinit. Do kalojë nga poezia e opozitës, në prozën e pozitës”- u shpreh Rama