Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në Bërxullë të Tiranës.

Drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin e makinws dhe ka pwrfunduar në lumin Lana.

Fatkeqësisht, ngjarja ka rezultuar fatale për shoferin, i cili humbi jetën.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 ndërsa shoferi Xh.H., po udhëtonte në drejtim të Rinasit.

“Më datë 04.05.2024, rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit, shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë shtetasi Xh. H. ka humbur jetën”, njofton policia.