Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në Elbasan, policia mësyn zyrat e shtabit të PD-së, Bardhi përplaset me efektivët: Shkoni kapni bandat atje… (Video)


Dy ditë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe dy ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit situata në Elbasan është më e tensionuar se kurrë më parë.

Gazetari i ABC në Elbasan, Aldo Kozarja raporton se pasditen e sotme forcat e FNSH-së kanë mësyrë pranë zyrave të shtabit PD.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtës kontrolluan mjetet e parkuara pranë zyrës dhe anëtarët e PD.

Drejtuesi politik i PD-së në Elbasan Gazment Bardhi është hakërryer kundër efektivëve duke u kërkuar shpjegime se cfarë gjetën në makinë, ndërsa u kërkoi që të shkonin te bandat dhe jo te zyrat e shtabit të PD-së, ku dy ditë më parë ndodhi ngjarja e rëndë.

“Këtu, këtu nuk ke për të ikur, cfarë gjete në makinën që kontrollove? Procesverbal, cfarë gjete në makinë? Për cfarë e kontrollove makinën? Për cfarë erdhe në shtabin e forcës më të madhe politike opozitare? Bandat, bandat, shkoni atje, jo në shtabin tim. Makina është e pastër. Shkoni te bandat.” u tha Bardhi i irrituar efektivëve të policisë.

Aksioni blic i policisë pranë zyrave të shtabit të PD-së u krye vetëm një orë përpara vizitës së Lulzim Bashës në Elbasan, ku në 17:00 do të ketë mitingun përmbyllës të fushatës elektorale.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Abc News


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *