Vendosni fjalën kyçe....

Dy zv.drejtorët e policisë dhe tetë efektivë “Shqiponja” ia mbathën me vrap pas përplasjes me armë në Elbasan


Dy zv.drejtorët e policisë së Elbasanit dhe 8 policë të forcës së posaçme “Shqiponja”, që ndodheshin në momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, po verifikohen nga kolegët e tyre të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Verifikimet e 10 policëve janë duke u kryer në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit sipas burimeve anonime pranë policisë së Elbasanit që citohen nga “Ora News”. Ata po hetohen për veprimet që kanë, duke përfshirë dy nën drejtorët e policisë së Qarkut Elbasan, ai i forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe nëndrejtorit të Qarkut Elbasan, Niko Palla e Albert Nushi.

Sipas burimeve, SHÇBA-ja ka siguruar dëshmi nga banorë të zonës se policia, nuk ka ndërhyrë në asnjë moment edhe pse ka qenë në vendngjarje kur ka ndodhur përplasja me armë.

Banorë të lagjes kanë treguar se dy nën/drejtorët dhe 8 policët që ndodhen në vendin e ngjarjes, janë larguar me vrap, duke mos kryer asnjë veprim qoftë për të parandaluar ngjarjen, por qoftë për të kryer veprime për arrestimin e personave që u përfshinë në përqasjen me armë.

Asnjë nga efektivët e policisë që ndodhej prezent në vendngjarje nuk ka qëlluar me armë, por janë larguar menjëherë pas të shtënave.

Të paaftë për të reaguar kanë qenë dhe dy zv. drejtuesit e lartë të policisë Elbasan, Albert Nushi dhe Niko Palla, të cilët janë larguar me vrap.

Pamjet filmike të sekuestruara në vendngjarje, tregojnë se së bashku me efektivët e policisë, është larguar me vrap dhe Klemend Xhaferi ose “Kel Çami”, i cili deri në këto momente rezulton i shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *