Vendosni fjalën kyçe....

Brazilianët vazhdojnë tallen me gruan e Macron: Bolsonaro tha të vërtetën, ajo është e shëmtuar


Brazilianët vijojnë të tallen me gruan e presidentit francez Emmanuel Macron. Këtë radhë është ministri i Ekonomisë së Brazilit, i cili tha që Brigitte Macron është “me të vërtetë e shëmtuar” sikurse ka thënë presidenti Jair Bolsonaro.

Paulo Guedes po u ankohej biznesmenëve në Fortaleza në lidhje me mbulimin mediatik të administratës së Bolsonaros lidhur me komentet për gruan e Macron.

Duke bërë shaka ai tha:”Ajo që shoh në gazeta është se ai fyen Bachelet, ose se ai quajti gruan e Macron të shëmtuar. Ai e tha dhe kjo është e vërtetë – ajo grua është me të vërtetë e shëmtuar.”

Pasi audienca qeshi, Guedes u bë serioz dhe shtoi: “Nuk ka diçka të tillë si një grua e shëmtuar, ka vetëm gra që shihen nga këndi i gabuar.”

Ministri i Ekonomisë më vonë kërkoi falje për “shakanë“, duke thënë se ai nuk kishte ndërmend të ofendonte njeri por kishte dashur të sqaronte se çështjet urgjente për vendin nuk marrin hapësirën mediatike që meritojnë në debatin publik, sikundër ngjarje të tilla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *