Vendosni fjalën kyçe....

Dhunuan e morën peng të riun, arrestohen dy persona në Fier


Dy persona janë arrestuar në Fier pasi akuzohen për pengmarrje.

Në pranga kanë rënë 42-vjeçari Erjon Agalliu e 54-vjeçari Arben Bleta ndërsa në kërkim është shpallur 40-vjeçari me iniciale B.A.

Ata akuzohen se pasi kanë dhunuar fizikisht, kanë marrë peng për disa orë 25-vjeçarin me iniciale A.R.

Njoftimi

“I hoqën për dy orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 25- vjeçarit, kapen dhe vihen në pranga dy prej autorëve, shpallet në kërkim autori i tretë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasve E. A., 42 vjeç dhe A. B., 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin B. A., 40 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth dy orë shtetasit A. R., 25 vjeç, banues në Fier. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve dhe po punojnë për kapjen e autorit të tretë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim. Në Fier u ndaluan për heqje të paligjshme të lirisë shtetasit Erjon Agalliu dhe Arben Bleta.”