Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë në Rinas edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer


Rinasi ditën e sotme është bërë portë për pritjen e disa mijëra vaksinash anti-covid.

Pas atyre Sinovac paraditen e sotme, sot në mbrëmje mbërritën edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer.

Sipas Ministres së Shëndetësisë, në vend numri i vaksinave ka shkuar në 703 mijë e 550 doza.

Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur në 703,550 doza vaksinash në vend. Deri tani, me ekipet tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinua”-njofton Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *