Vendosni fjalën kyçe....

Një biokimiste fiton kurorën e ‘Miss America’ (VIDEO/FOTO)


Kurorën e ‘Miss America’ për 2020 e ka marrë një biokimiste nga Virxhinia.

Në shfaqjen e talenteve, 24-vjeçarja Camille Schrier duke kryer një eksperiment të shkencës live duke kundërshtuar stereotipet e konkursit.

Siç shkruan BBC, Schrier mposhti 50 konkurente në finalen e së enjtes që u zhvillua në Uncasville, Connecticut.

Përveç kurorës, Schrier fitoi dhe një bursë prej 50,000 dollarësh.

Pasi mori çmimin, Schrier tha që shpresonte të “thyejë stereotipet për atë që do të thotë të jesh Miss Amerika në vitin 2020”.

Schrier ka diploma në shkencë dhe po studion për doktoraturën në farmaci në Universitetin e Commonwealth të Virginia-s.

Që nga viti 2018 konkursi ka provuar të sjellë disa ndryshime për të përmirësuar imazhin e tij, duke mos u përqendruar vetëm në kriteret e pamjes për vlerësimin e konkurenteve.

“Ne nuk do t’i gjykojmë më kandidatët tanë nga pamja e tyre e jashtme, pamja fizike. Kjo është e madhe.”– tha ish-miss Gretchen Carlson, e cila njoftoi reformat në 2018.

Organizatorët thonë se ndryshimet kanë inkurajuar më shumë gra të reja për të marrë pjesë.  Ato shfaqin talentin e tyre dhe intervistohen për pasionin, inteligjencën dhe kuptimin e rolit të Miss America.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *