Vendosni fjalën kyçe....

Meta prezanton në Durrës platformën presidenciale “Denonco krimin zgjedhor”


Kreu i Shtetit, Ilir Meta ishte sot në Durrës për të prezantuar nismën e tij “Denonco krimin zgjedhor”.

Meta tha se kjo nismë ka për qëllim realizimin e një procesi zgjedhor transparent dhe të standardeve evropiane.

Presidenti ka ftuar të gjithë qytetarve që të denoncojmë çdo veprim të kundraligjshëm.

I ftoj të gjithë qytetarët t’i bashkohen nismës ‘denonco krimin e zgjedhor’, ku çdo qytetar mund dhe duhet të demaskojë çdo veprim që përbën shkelje të së drejtës themelore të votës. Krimi zgjedhor godet dhe dhunon vullnetin e zgjedhësit, përdhos Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të drejtat, liritë dhe vlerat universale që mbrohen prej saj ku çdo e drejtë buron pikërisht nga vota e lirë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Rreziku i intimidimit të votuesit, shitblerjes së votës është prezent. Duhet të bëhemi barrikadë për këto veprime të papranueshme në një vend demokratik.

Ndaj i kam hapur rrugë kësaj nisme për të realizuar një proces transparent dhe sipas standardeve europiane.

Prej dy ditësh kemi vendosur në dispozicion të të gjithë qytetarëve një dritare për të denoncuar. Kjo dritare shfaqet në faqen e Presidentit të Republikës. I ftoj qytetarët të mos hezitojnë, të mos tremben, por të denoncojnë me kurajë çdo veprim të kundraligjshëm”- deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *