Vendosni fjalën kyçe....

Gjymtohet reparti i mbrojtjes, Marash Kumbulla nuk luan ndaj Anglisë


Një nga lojtarët kryesorë të formacionit, Marash Kumbulla ka pësuar një dëmtim të rëndë menisku në ndeshjen me Andorrën e si rrjedhojë nuk do të jetë për ndeshjen me Anglinë.

Do të niset nesër drejt Romës ku do të zhvillohen ekzaminime më të specializuara e do të shihet nëse do të jetë nevojë për ndërhyrje.

Mbrojtësi i skuadrës së Romës është një mungesë e madhe për ndeshjen që do të luhet në Tiranë ditën e diel.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *