Vendosni fjalën kyçe....

PD përcjell denoncimin e familjes nga Mamurrasi: Shteti na ka lënë në mëshirë të fatit, kemi ngelur pa shtëpi


Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ishte në Thumanë për të ndjekur procesin e rindërtimit.

Por nga ana tjetër Partia Demokratike ka postuar në rrjetet sociale videon me dëshmi nga një qytetar i Mamurrasit i cili thotë se prej 10 muajsh qëndron në çadër dhe nuk e di se kur do i ndërtojnë shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti.

“Ndërsa Edi Rama bën shoë duke përuruar nisjen e punimeve për banesat në Thumanë, vetëm pak kilometra më tutje, në Mamurras shumë familje janë në vështirësi ekonomike dhe në varfëri ekstreme duke jetuar ende në çadra. Ata kanë ngelur pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit dhe shteti i ka lënë në mëshirë të fatit”.

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ishte në banesën e Gjyle Hysenit, e cila jeton me djalin e saj në varfëri ekstreme.

Këlliçi ka evidentuar faktin se nënë e bir, pavarësisht se vuajnë nga shëndeti mendor dhe jetojnë në çadër, nuk kanë parë asnjë ndihmë nga shteti.

Pjesë nga diskutimi:

Gjyle Hyseni: Jam Zyle Hyseni edhe jam 67 vjeçe. Ka qenë më 26 Nëntor.

Belind Këlliçi: Që kur ra tërmeti?

Gjyle Hyseni: Po po!

Belind Këlliçi: Keni ndejtur këtu?

Gjyle Hyseni: Po, po këtu në çadër.

Belind Këlliçi: Po çfarë të ka bërë shteti, të ka dhënë gjë shteti?

Gjyle Hyseni: Jo, jo, veç ushqime, kështu ça kam, asnjë gjë tjetër.

Belind Këlliçi: Ndonjë gjë për shtëpinë? Çfarë të kanë thënë tjetër?

Gjyle Hyseni: Ata kanë thënë prit, prit edhe s’erdhën ata, nuk erdhën fare.

Belind Këlliçi: A ke marrë ndonjë mbështetje, ndonjë ndihmë financiare? Të ka dhënë ndokush lekë nga shteti? A ka ardhur dikush me të pyet çfarë halli ke?

Gjyle Hyseni: Jo, jo, jo!

Belind Këlliçi: Nga Bashkia?

Gjyle Hyseni: Jo, jo, jo!

Belind Këlliçi: Dikush me të pyt çfarë halli ke? Qoftë nga bashkia, nga shteti?

Gjyle Hyseni: Jo, jo, jo!

Belind Këlliçi: Nga qeveria?

Gjyle Hyseni: Jo, jo, asnjë!

Belind Këlliçi: Po si jetoni? Me çfarë jetoni?

Gjyle Hyseni: Me ushqime kështu, me ushqime, me gjana bien ato besimtarët. Jam edhe vet sëmurë pasha Zotin. Ky dit për ditë merr ambulancën edhe më çojnë në Laç më bëjnë gjilpëra, shih si e kam tu bo serume.

Belind Këlliçi: Ashtu?

Gjyle Hyseni: Tu bë serume, t’u bë… me ilaçe jam.

Shkëlqim Hyseni: 9 muaj kam ndejtur në çadër.

Belind Këlliçi: Që në nëntor ke ndejtur?

Shkëlqim Hyseni: Po!

Belind Këlliçi: Ke 9 muaj?!

Shkëlqim Hyseni: Po! Kanë ardhur njëherë ato të tjerat, kanë ardhur ato ushtarë, edhe u thashë për shtëpinë që më ka ra nga tërmeti. Edhe në nëntor thanë do vijmë ne të ta bëjmë po nuk e di tani a rrejnë, nuk e di tani.

Gjyle Hyseni: Veç ne duam sa më shpejt me bë shtëpinë se vjen dimri si thika”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *