Vendosni fjalën kyçe....

Kalo: Vaksina e AstraZenecas është pothuajse aq efikase sa Pfizer dhe katër herë më e lirë, bllokimi thjesht një ndëshkim ndaj Britanisë


Dhjetëra vende të Bashkimit Evropian kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca për disa probleme të shfaqura në disa raste duke ndikuar edhe debatin publik në vendin tonë.

Për këtë ka folur edhe mjeku i njohur Tritan Kalo e cilëson gjithë debatin politik, ndëshkim për Britaninë post-BREXIT, pasi sipas tij vaksina AstraZeneca është po aq efikase sa edhe Pfizer.

Së pari është katër herë më e lirë se Pfizer- Biontech, së dyti ruhet si vaksinat e tjera dhe jo në -80 gradë si Pfizer-Biontech, së treti është pothuajse po aq efikase sa vaksina e Pfizer-Biontech…Në mbyllje, është thjesht një ndëshkim i Britanisë post-brexit…. Politikë përtej arsyes e nevojave njerëzore”-tha doktori i njohur për Abc News.

Epidemiologu Alban Ylli, që u bë pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve po ashtu i kontaktuar nga Abcneës.al e cilësoi humbje kohe vendimin e shumë vendeve të BE-së për të pezulluar vaksinën AstraZeneca.

Humbje kohe, jemi në një situatë të pazakontë për ne kryesorja është që të sigurojmë sa më shumë vaksina” tha ai. I pyetur në lidhje me masat anti-covid, se cili është mendimi i tij nëse duhet të shtrëngohen, Ylli u shpreh se “Besoj se duhet të qëndrojnë në fuqi të njëjtat masa që janë” përfundoi ai.