Vendosni fjalën kyçe....

LED Rama, kryeministri virtual


Nga Andy Wharhol

Në ka një gjë që shpërtheu me ardhjen e Ramës kryeministër ishin ekranet LED. Këto janë ekranet ku Rama i mban gjithmonë mbas vetes për të përqeshur personazhet.

Rama duke qenë se i manipulon njerëzit e përdori këtë teknologji kineze për të krijuar skena që normalisht nuk i shikon as në koncerte botërore. Kudo ku shkonte Rama sekretaret e tij në Kryeministri dhe në DSHQ sillnin me vetëm dhe LED Wall-in për të krijuar sfondin virtual.

Në fillimin e detyrës LED Rama nuk është se kishte shumë për të nxjerrë sepse stafi i tij akoma nuk ishte i zhvilluar me renderat 3D. Prandaj disa powerpointe të thjeshta ishin të mjaftueshme për të lënë përshtypje. Ama LED duhej të ishte i madh. Mundësisht sa një pallat. Ndërkohë që Merkel apo Sarkozi kishin në sfond një baner të thjesht QË njerëzit të zhyteshin në këtë ekran virtual dhe nga ngjyrat e tij të afeksionoheshin.

Duke qenë se LED Rama po dilte këndshëm në TV, moda e LED it u shpërnda në të gjithë insitucionet shtetërore, Ministritë, Bashkitë, etj. LED-i ishte moda e re. Dhe këtu plasi korrupsioni që drejtohej nga Sekretaret e Ramës, sepse vetëm ato e ofronin LED-in. Disa kompani të spektaklit u investuan në mijëra katrore LED që të kapnin tenderat e manipuluar ku shifra stratosferike qarkulloni për të pasur pak nga imazhi i Ramës në sfond. U arrit deri aty sa dhe ushtrohej dhe presion ndaj institucioneve Evropiane që të merrnin LED me qira nga Kompania e dashur e sekretares së Ramës për të ruajtur imazhin e Kryeministrit.

Absurditeti deri në kulm ishte aplikimi i LED edhe në ceremoni funerale, shfaqje baleti, në fusha misri, kudo ku ishte prezent LED RAMA dhe shpura e tij shoqëruese.

Duke qenë se s’kishin ç’të jepnin më Rama investoi në ERTV dhe në grafikë për të krijuar realitete të reja. LED-i morri një kontekst kinematografik. Por ngaqë idetë dhe premtimet e Ramës janë momentale, në bazë të rrethanës dhe çështjes, Stafi nuk kishte kohë që të ndërtonte realitetet 3D të kryeministrit brenda natës. Dhe Rama e gjeti zgjidhjen duke vjedhur projekte nga bota. Por dhe kjo u morr vesh dhe njerëzia filloi të tallet me të.

Tashmë për fushatë elektorale, duke qenë se s’bën dot takime të hapura, plus dhe nuk ka program i përdor ekranet dhe Photoshopin për të denigruar dëshmitarët. Mua më vjen shumë keq për ata grafistë që bëjnë këtë lloj pune sepse me të vërtetë po shkatërrojnë personalitetin e tyre. Duke transformuar pamjet, ngjyrat, etj. Rama është transformuar në variantin më të shëmtuar multimedial që nuk është parë ndonjëherë në politikë. Edhe aty ku ka satirë humoristike siç janë në librat comics, stilistika gjithmonë është e rëndësishme për të shmangur vulgaritetin.

Ramës tani i ka dështuar dhe LED Walli i tij sepse i vetmi rast kur publiku e shikon është kur ai tregon shëmtinë e tij për të kuptuar se në çfarë nivel të ulët mund të arrijë një njeri.

*VINI REAndy Warhol është nofkë/alias. Autori është funksionar publik. Ky shkrim u konceptua enkas për Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *