Vendosni fjalën kyçe....

Duterte i shpall luftë Kanadasë, shkak bëhen mbetjet për riciklim


Presidenti i ishujve Filipine, Rodrigo Duterte, është shprehur se mund ta luftojë Kanadanë nëse nuk i merr mbetjet mbrapsht.

“Ne do ta luftojmë Kanadanë. Do t’u shpallim luftë. Unë do t’i marr mbetjet, do t’i fus në një anije, dhe do t’ua dërgoj atje. Ta dijë Kanadaja që mbetjet janë duke u ardhur. Le të përgatisin një pritje madhështore. Le t’i hanë, po të duan”, deklaroi Duterte.

Rreth 103 kontenierë kanë ardhur nga Kanadaja në Manila, kryeqytetin e ishujve Filipine, gjatë viteve 2013 dhe 2014. Mbetjet u sollën nga një kompani e Ontarios që kishte deklaruar se janë të riciklueshme, por ishin ndryshe nga ç’ishin deklaruar, sipas filipinasve. Mbetjet janë ende në port, ndërkohë që shumë organizata vendase kanë reaguar kundër tyre.

Edhe pse një gjykatë në Manila, në vitin 2016, urdhëroi që mbetjet të kthehen në Kanada, ato vazhdojnë të qëndrojnë në vend, pasi kompania private nga Ontario nuk i kthen. Kryeministri kanadez ka premtuar që në vitin 2017 se do të gjejnë një zgjidhje, por duket se Dutertes i ka sosur durimi. Ai madje e akuzoi Kanadanë se i ka ofruar grante në arsim vetëm që të mbajë mbetjet, por ai nuk ka pranuar kurrsesi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *