Vendosni fjalën kyçe....

Junta ushtarake vret 11 protestues gjatë protestave të së shtunës në Mianmar


Sipas raporteve të medias, të paktën njëmbëdhjetë civilë të tjerë u vranë nga junta ushtarake të shtunën teksa protestat kundër grushtit të shtetit u zhvilluan në Mianmar.

Sipas agjencisë lokale të lajmeve ‘Zëri i Mianmarit’, pesë njerëz u qëlluan për vdekje dhe dhjetë të tjerë u plagosën në një sulm të dhunshëm në Mandalay, qyteti i dytë më i madh i Mianmar.

Dy gra ishin midis civilëve të vrarë nga forcat e sigurisë në zonën Mahar Aung Myay të Mandalay, tha raporti.

Dy protestues të tjerë, përfshirë një student 19-vjeçar, u vranë të shtunën në Pyay, një qytet rreth 300 kilometra në veri të Yangon, njoftoi media lokale.

Trupat thuhet se qëlluan drejtpërdrejt për të shpërndarë një demonstratë kundër grushtit ushtarak të 1 shkurtit.

Ushtria e Mianmarit, e cila mori pushtetin pas përmbysjes së qeverisë civile të udhëhequr nga Aung San Suu Kyi, ka lëshuar dhunë kundër protestuesve që kërkojnë rikthimin e qeverisë së rrëzuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *