Vendosni fjalën kyçe....

Meta pas raportit të “Freedom House”: Këmbanë e fortë alarmi për instalimin e shtetit policor


Presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar pas raportit të “Freedom House” për “Lirinë në Botë”, që e zbret Shqipërinë edhe këtë vit me një pikë.

Duke komentuar këtë raport, Meta shprehet se Shqipëria është tanimë një hap më pranë autoritarizmit dhe se propaganda e qeverisë Rama nuk mund ta mbulojë shembjen e Teatrit Kombëtar për interesa klienteliste, dhunimin e protestuesve dhe vrasjen kriminale të Klodian Rashës gjatë kohës së pandemisë.

Por Meta shprehet se për këto ngjarje dhe të tjera, drejtësia do vendoset në vend.

“Shqipëria një hap më pranë autoritarizmit!

‘Freedom House’ e zbret Shqipërinë edhe më poshtë për vitin 2020, mes regjimeve HIBRIDE!

Shembjen e Teatrit Kombëtar për interesa klienteliste, dhunimin e protestuesve dhe vrasjen kriminale të Klodian Rashës gjatë kohës së pandemisë nuk mund t’i mbulojë asnjë propagandë. Këto dhe të tjera ngjarje të rënda kurrë nuk do të amnistohen dhe për to drejtësia do vendoset në vend.”- shprehet Meta.

Sipas presidentit, përkeqësimi i këtyre treguesve është një këmbanë e fortë alarmi për instalimin e shtetit policor, por sipas tij kjo do të marrë fund më 25 Prill.

“Përkeqësimi i të gjithë treguesve, veçanërisht shkelja mizore e të drejtave të njeriut, është një këmbanë e fortë alarmi për instalimin e shtetit policor, që e kam denoncuar prej kohësh.

Referendumi i 25 prillit 2021 është momenti historik për t’i dhënë një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian.”– shkruan Meta.

Në raportin e sotëm të “Freedom House” thuhet se vendet që kanë patur përkeqësime ishin më të mëdha se ato me përmirësime, me marzhin më të madh të regjistruar që nga fillimi i trendit negativ në vitin 2006. Recesioni i gjatë demokratik po thellohet. E meritat për këtë i merr kryesisht pandemia.

 Për Shqipërinë, thuhet se vazhdon të mbetet pjesërisht e lirë duke rënë një pikë më poshtë, ndërsa Kosova me dy pikë.

Vetëm Maqedonia e Veriut ishte një nga historitë e suksesit me tri pikë përmirësim nga një vit më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *