Vendosni fjalën kyçe....

Detajet – Si Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri dështuan në arratisjen nga Burgu 313


U raportua si një lajm i zakonshëm fillimisht, që dy persona kishin tentuar arratisje nga Burgu 313.

Mirëpo kur u mësua se për cilët bëhej fjalë, ngjarja mori krejtësisht vëmendje tjetër, aq më shumë që për çështjen ligjore të Çekajt ishte folur së fundmi, ku babai i tij ishte lënë nga gjykata në arrest me burg në spitalin e burgut në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ata që tentuan të arratisen ishin, pra, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri.

Si ndodhi ngjarja?

Gjatë orarit të ajrosjes, duke tentuar daljen nëpërmjet litarëve artizanalë në pjesën që ndan burgun me Shërbimin e Provës. Paraprakisht një i burgosur, Lulzim Çepele, i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni” preu damarët për të tërhequr vëmendjen e gardianëve. 

Por rojet i kanë pikasur duke i ndalur. Shërbimi i Brendshëm ka nisur hetimet për të kuptuar nëse ka patur neglizhencë nga gardianët.

Çekaj u dënua për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë me 14 vjet burg, ndërsa  Fatmir Pjetri që është anëtar i të ashtuquajturës “Banda e Babagjyshërve” u ekstradua pak kohë më parë nga Franca dhe do të vuajë dënimin me 30 vjet burg që ka marrë këtu.

Litarët artizanalë me të cilët dështuan të arratisen nga Burgu 313 Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri Foto: “Top Channel”

Krimi i Arbër Çekajt

Arbër Çekaj është dënuar me 14 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, pasi në magazinat e kompanisë “Arbën Garden”, u kapën 613 kilogramë kokainë rreth 3 vjet më parë.

Vlerësuar si një nga ngarkesat më të mëdha të kapura të kokainës, ajo vinte nga Kolumbia duke u kamufluar 3 vite më parë mes bananeve.

Por historia nuk mbaroi këtu. Gjatë kohës që Çekaj ishte në burg një ngarkesë tjetër u kap, 49 kilogramë kokainë nga Ekuadori, për të cilën u arrestua babai i tij, Selim Çekaj.

Selim Çekaj

Krimi i Fatmir Pjetrit

Fatmir Pjetri u ekstradua në shtator 2019 nga Amsterdami i Holandës, pasi gjykata shqiptare e kishte dënuar me 30 vjet burg për vjedhje me armë dhe grup të strukturuar kriminal.

Krimet për të cilat është dënuar nisin që me grabitjet e argjendarive në vitin 2013 në Durrës, Tiranë, Kuçovë, Laç etj.