Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrugën Levan-Tepelenë, humb jetën 37-vjeçari


Një person ka humbur jetë në një aksident automobilistik në rrugën Levan-Tepelenë. Viktima është identifikuar si 37-vjeçari Indrit Rushitaj, banues në Fratar.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Ziaj ku mjeti i drejtuar nga viktima është përplasur me mjetin që drejtohej nga 34-vjeçari Fatjon Lalaj, banues në fshatin Çorrush të Mallakastrës.

Në aksident është plagosur edhe 34-vjeçari i cili është dërguar në spital ku po merr ndihmën e duhur mjekësore.