Vendosni fjalën kyçe....

Zuckerberg vijon ‘kolonizimin’ e Hauait, mbi 1 milion banorë vendas firmosin peticionin


Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka blerë edhe 110 hektarë tokë në ishullin Kauai të Hauait, pavarësisht protestave nga vendasit. Manjati i mediave sociale dhe gruaja e tij tani zotërojnë 1400 hektarë tokë në ishull, pjesa më e madhe e të cilave ka tokë bujqësore dhe konservuese.

Shtesa më e fundit në fermën e tyre Ko’olau prej 100 milionë dollarësh përfshin rezervuarin Ka Loko, ku një digë u shemb në 2006 pas 40 ditësh shiu, duke vrarë shtatë njerëz, raportuan mediat lokale këtë javë. Fatkeqësia iu vesh pronarëve të mëparshëm, nga të cilët Zuckerbergët blenë pronën në nëntor për 17 milionë dollarë.

Miliarderi është përballur më parë me akuza për përpjekje për të ‘kolonizuar’ Kauain. Veprimet e çiftit pas blerjes së rezidencës së tyre të parë në ishull në vitin 2014 nuk u pëlqyen shumë nga vendasit, pasi miliarderi që zgjodhi të ndërtonte një mur rreth pronës prej 707 hektarësh për të bllokuar vendasit nga qasja në plazhin Pila’a.

Zuckerberg u akuzua më pas për përpjekjen për të detyruar fermerët qiramarrës që të largoheshin nga toka e tyre, një përpjekje nga e cila ai hoqi hoqi dorë tre vjet më vonë, duke kërkuar falje në gazetën lokale.

Zuckerbergët zotërojnë gjithashtu pjesën më të madhe të Plantacionit Kahu’aina dhe Larsen Beach, pasi kanë blerë 600 hektarë shtesë në prill për 53 milionë dollarë.

Deri tani më shumë se 1 milion firma të banorëve vendas janë mbledhur në një peticion në Change.org, që i kërkon Departamentit të Tokave Vendore të Havait të ‘ndalojë Mark Zuckerberg nga kolonizimi i Kauait’.