Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Vetëvendosje duket fituese e zgjedhjeve, ne kemi arritur atë që prisnim


Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj, ka thënë se trendi i votave anon nga Vetëvendosje ndërsa e sheh partinë e tij që të arrijë një rezultat prej rreth 10 për qind të votave.

Ai e uroi Vetëvendosjen për rezultatin e deritanishëm duke shtuar se procesi i votimit ka shkuar mirë.

“Faleminderit prej qytetarëve për pjesëmarrje edhe pse në një kohë të vështirë. Në pjesën e parë të numërimit hetohet një orientim kah VV-ja dhe konstatohet një fitore. Shfrytëzoj rastin t’i uroj VV-së dhe të gjitha partive, ajo çka shohim në numërimin e rreth 10 për qind të votave të numëruara, janë rreth 10 për qind. Përputhet edhe me pritjet tona. E dimë që ky proces kaq i mirë tani ndodhet në përgjegjësinë e komisionerëve dhe vëzhguesve.” – ka thënë ndër tjera Haradinaj, shkruan Koha.net.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *