Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse je aq burrë, hajde këtu e firmos”, studentët thirrje Ramës


Vjen thirrja e studentëve për Kryeministrin Edi Rama, që të bashkohet me ta në Bulevard por jo për të dialoguer, por për të firmosur plotësimine  8 kërkesave të tyre.

“Nëse ai është aq burrë, të vijë këtu me ne të na firmosi. Ky është i vetmi dialog me student që ne pranojmë.”, tha një student.

Në protestën e sotme nuk ka vetëm student, por edhe qytetarë të moshave të ndryshme dhe nga qytete të ndryshme.

Një minator foli në një lidhje të drejtpërdrejt për “News24” dhe tha se ka ardhur që nga Kukësi për të mbështetur studentët.

“Nga Kukësi minator jam. Kam lënë tre gishtat në minierë, 16 vjet minator. Kam ardhur në protestë për studentët, që ta heqim këtë qeveri.

Po s’e jep statusin e minatorit o vëlla. Aq sa marr unë s’më dalin ilaçet. Plot çantën me ilace e kam”, tha zotëria.

“Përshkallëzimin e protestës 24 orë në 24. Besoj e keni parë se këta plehra nuk na kanë lënë të mbajmë as çadra, asnjë gjë. Ne kemi sfiduar të ftohtitn. Ne nuk nndalemi deri në realizimin e kërkesave tona. Ne do të qëndrojmë këtu, deri në realizimin e kërkesave tona.”, tha një tjetër student.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *