Vendosni fjalën kyçe....

Meghan Markle dhe Princi Harry japin lajmin e gëzueshëm, presin fëmijën e tyre të dytë


Meghan Markle dhe Princi Harry janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, ka konfirmuar çifti.

Përfaqësuesit e çiftit konfirmuan se çifti është ‘shumë i lumtur’ që pret një fëmijë tjetër.

“Ne mund të konfirmojmë që Archie do të jetë një vëlla i madh.” – i tha BBC një zëdhënës i çiftit. “Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë.” – shtoi ai.

Çifti, që e ka kaluar pjesën më të madhe të vitit të kaluar në Kaliforni pasi u tërhoqën nga rolet e tyre si anëtarë të Familjes Mbretërore dhe u bënë të pavarur financiarisht nga monarkia, tashmë janë prindër të djalit të tyre një vjeçar, Archie.

Në 2018, muaj pasi çifti lidhi kurorën gjatë dasmës së tyre mbretërore në St George’s Chapel në Windsor, Pallati Kensington konfirmoi se Duka dhe Dukesha e Sussex ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Djali i tyre, Archie Harrison Mountbatten-Windsor, lindi në 05.26 të mëngjesit të hënën, 6 maj 2019 në një spital në Londër. Ai aktualisht është i shtati në rresht për fronin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *