Vendosni fjalën kyçe....

Plan me Ramën kundër LSI-së? Reagon Basha: Është i lodhur, çfarë thotë sot s’e thotë nesër


Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, se bashkë kishin një plan të përbashkët për të “çuar për skrap” LSI-në.

Pasi u pyet nga gazetarët për këtë, Basha tha se Rama është i lodhur dhe se çfarë thotë sot, nuk e thotë nesër.

 “Jua thashë në fillim. Është kaq i lodhur që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër. Sa herë do ta kapni ju duke gënjyer e duke përgënjeshtruar veten e tij, shumë shpejt do të thotë të njëjtën gjë në darkë, në mëngjes do ta përgënjeshtrojë. Nuk mban më Rama, ka mbaruar, është e shkuara, ka mbaruar. Ndaj nuk po merrem më me të. Boll ju vjedh kohë ju dhe shqiptarëve dhe kaq javë që i kanë mbetur.

Tani do merremi me të ardhmen. Në të ardhmen, koalicioni që unë do të drejtoj me LSI dhe partitë e reja, hapi i parë që do të hedhim është që do të largojmë Ramën dhe më pas do nisim zbatimin e planit tonë të punës, që do të sjellë normalizim, shanse dhe mirëqenie për çdo shqiptar. Nuk kam premtuar dhe nuk premtoj mrekulli, por marr angazhime të realizueshme të cilat do të bëjnë të mundur që Shqipëria të ndryshojë e çdo shqiptar të fitojë.”- deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *