Vendosni fjalën kyçe....

Hotele, makina dhe bar-restorante/ Gjykata i konfiskon rreth 5 milionë euro grupit të Avduljave, dje u dënuan me mbi 125 vite burg


Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka konfiskuar të dënuarve të dosjes 339 për laboratorin e drogës në Has pasuri që kapin vlerën rreth 5 milionë euro.

Pasuritë variojnë nga bar, hotel dhe makina të shtrenjta në pronësi të pjesëtarëve të cilët ditën e djeshme u dënuan me mbi 125 vite burg.

Pasuritë e konfiskuara:

Bar-Restorant, Hotel “ADOR” 1,2,3,4 kat +Podrum, në Rinas, Krujë, me sipërfaqe 3320 m2, sipërfaqe ndërtimi 638 m2, katër kat mbi tokë, një kat nën tokë, me sipërfaqe podrumi 630 m2, kati përdhe 550 m2, kati i dytë 180m2, kati i tretë 30m2, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti tip Audi, me targë AA 485 SN, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti tip “Porche Cajen” me targa AA323 PE, në pronësi të të pandehurit Esat Mehmeti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa AA 462 AD, “MITSUBISHI”, në pronësi të të pandehurit Xhevit Shuti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa DR 328 A, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit. 

Automjeti me targa AA 643 UP, në pronësi të të pandehurit Flamur Çelaj, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa AA 870 UP, në pronësi të të pandehurit Shkëlqim Avdyli, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit. 

Automjeti Audi A6, me targa AA 593 RN, në pronësi të të pandehurit Saimir Sulejmani, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit. 

Më poshtë është në mënyrë të përmbledhur vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 9, datë 01.02.2021 :

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. 

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Gjevi Ndoka me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
  • Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Gjevi Ndoka me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Esat Mehmeti për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Esat Mehmeti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Esat Mehmeti për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin përfundimisht të të pandehurit Esat Mehmeti me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
  • Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Esat Mehmeti me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Petrit Sulejmani për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Petrit Sulejmani për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Petrit Sulejmani të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Petrit Sulejmani me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Sulejmani për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Sulejmani për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Saimir Sulejmani me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Saimir Sulejmani me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Avdyli, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre)vjet burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Avdyli, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Altin Avdyli me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Altin Avdyli me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Hajri Seferi, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Hajri Seferi, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Hajri Seferi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Hajri Seferi me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
  • Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Hajri Seferi me 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Orges Jahelezi, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy)vjet burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Orges Jahelezi për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,dënimin e të pandehurit Orges Jahelezi me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Orges Jahelezi me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Mario (alias Edinjo) Zeqiri, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Mario (alias Edinjo) Zeqiri me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Shehaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Elton Shehaj me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardit Gjyriqi, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”  parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Ardit Gjyriqi me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Admir Hoxha për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër)vjet burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Admir Hoxha për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Admir Hoxha për veprën penale “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/c i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Admir Hoxha për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’, në bashkëpunim,parashikuar nga neni 287/1, gërma ‘’b’’, 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë)vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,dënimin e të pandehurit Admir Hoxha me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Admir Hoxha me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Hekuran Hoxha për për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Hekuran Hoxha veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Hekuran Hoxha për veprën penale “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/c i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Hekuran Hoxha për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’,në bashkëpunim,parashikuar nga neni 287/1, gërma ‘’b’’, 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë)vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,dënimin e të pandehurit Hekuran Hoxha me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Hekuran Hoxha me 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhevit Shuti për për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre)vjet burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhevit Shuti për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhevit Shuti për veprën penale “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/c i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,dënimin e të pandehurit Xhevit Shuti me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Xhevit Shuti me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Flamur Çelaj për për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre)vjet burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Flamur Çelaj për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Flamur Çelaj për veprën penale “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/c i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,dënimin e të pandehurit Flamur Çelaj me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Flamur Çelaj me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Vehbi Berushi për për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre)vjet burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Vehbi Berushi për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Vehbi Berushi për veprën penale “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/c i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,dënimin e të pandehurit Vehbi Berushi me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Vehbi Berushi me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Anila Shuti, për veprën penale “Mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 285, 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 (tre) vjet burgim.

  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurës Anila Shuti me 2 (dy) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal,pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Anila Shuti për një afat 24 (njëzet e katër) muaj, me kusht që të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe gjatë kohës së provës të mos kryejë asnjë vepër penale tjetër.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Avdyli për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’,në bashkëpunim,parashikuar nga neni 287/1, gërma ‘’b’’, 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Shkëlqim Avdyli me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *