Vendosni fjalën kyçe....

Nga Agron Shehaj te Grida Duma dhe Flamur Noka, PD-ja cakton drejtuesit politikë në Tiranë


Partia Demokratike ka përcaktuar emrat e drejtuesve politikë të degëve të Tiranës.

Nga emrat për Tiranën ka zhvendosje në ndryshim nga zgjedhjet e mëparshme, kështu Agron Shehaj dhe Flamur Noka janë importuar në Tiranë.

Degët 1, 12 dhe 14 do drejtohen nga Aldo Bumçi ndërsa degët 2, 3 dhe 10 do drejtohen nga  Jorida Ta Tabaku. Alfred Rushajt i janë besuar degët 4 dhe 8. Grida Duma është caktuar drejtuese në Rrogozhinë dhe Kavajë,

Agron Shehaj i cili në 2017 garoi në Vlorë këtë herë do jetë drejtues në degët 5 dhe 7. Albana Vokshi do drejtoje degët 9 dhe 11. Për kreun e FRPD-së Belind Këlliçi është caktuar që të drejtojë 4 degë përkatësisht 6, 13, 15 dhe 16.

Flamur Noka i cili la Kukësin është vendosur që të drejtojë Kamzën, Paskuqanin dhe Vorën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *