Vendosni fjalën kyçe....

Holanda përfshihet nga trazirat prej ditësh, qytetarët kundërshtojnë karantinën Covid (Video)


Trazirat kundër bllokimit kanë shpërthyer për të disatën natë radhazi në Holandë, me zjarre të ndezura, automjete policie të djegura dhe dritare të thyera. Policia është zotuar të godasë paligjshmërinë me forcë.

Disa orë pasi kryeministri Mark Rutte dënoi dy ditë trazira anti-bllokim si ‘dhunë kriminale’ dhe u zotua të mbante shtetrrethimin në vend, qytetarët e pakënaqur dolën përsëri në rrugë në një tjetër natë protestash.

Qytetarë të veshur me të zeza u mblodhën në rrugët e Roterdamit në mesjavë, duke u vënë zjarrin koshave të mbeturinave e makinave të policisë.

Ndërsa pamjet video që tregonin një grup protestuesish duke thyer xhamat e një furgoni policie u përhapën në internet, politikani i krahut të djathtë, Geert Wilders kërkoi që qeveria ‘të vendosë ushtrinë për të pastruar rrugët tona’.

Policia e trazirave u përballe me protesta të ngjashme në Hagë, Den Bosch, Haarlem e qytete të tjera të vendit.