Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Mamurras, plagoset rëndë një person (Emri)


Një person  është plagosur para pak çastesh në Mamurras.

I plagosuri është identifikuar si Myslim Lika rreth 65-vjeç.

Ai është qëlluar me armë zjarri e është dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës në Tiranë me një plagë në dorë.

“Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 13:25, në Mamurras,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi M.L.,60 vjeç,banues në fshatin Gjorëm,Kurbin i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *