Vendosni fjalën kyçe....

Spektakli i Ramës me qytetarët, atë që duhet të zgjidhë administrata e tij, ua ofron nëpërmjet platformës


Kryeministri Rama shfaqet në takimet e përjavshme në Kryeministri dhe nëpër qytetet e vendit duke prezantuar qytetarë të ndryshëm të cilëve sipas tij dhe sipas tyre, kanë marrë zgjidhjen e problemeve të ngritura pasi ato janë prezantuar në portalin e bashkëqeverisjes.

Nëse ky do ishte viti i parë i Ramës në qeverisje, një nismë e tillë mund të ishte deri diku e kuptueshme, për shkak të mosndërrimit të administratës.

Kryeministri po bën vitin e gjashtë në qeverisje dhe administrata në hipoteka, të gjitha ministritë dhe institucionet e tjera të varësisë janë të Partisë Socialiste.

Në të gjitha zyrat drejtojnë dhe punojnë personat e emëruar nga qeveria e Ramës dhe nëse problemet e qytetarëve nuk zgjidhen nëpër këto zyra, përgjegjësia është e administratës socialiste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *