Vendosni fjalën kyçe....

Balla reagon për deklaratat e Ndrea Prendit: Ai mori urdhër dhe qëlloi mbi protestuesit


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në emisionin  “Real Story” ka komentuar deklaratat e ish Komandantit të Gardës Ndrea Prendi të bëra dy ditë më parë për ngjarjen e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues.

Balla i quajti deklarimet qesharake ndërsa theksoi se Prendi ka marrë urdhër për të vrarë protestuesit.

Deklarimet e Ndrea Prendit të dënuar me 1 vit burg, për vrasje, pasi ka ekzekutuar dy qytetarë, janë qesharake. Zotëria është gënjeshtar kriminal, që ka qëlluar ndaj protestuesve. Ndrea Prendi ka marrë urdhër që të vrasë, ai ka qëlluar i pari. Kush është ai shqiptar që beson se qenka qëlluar me plumba zyra e Sali Berishës dhe pas 10 viteve e merrkemi vesh, ndoshta nga ata plumbat pistoletë. Nuk e di se çfarë bën Prokuroria. Ndrea Prendi nuk duhet lënë të ikë nga Shqipëria, ai provokon hapur familjet e viktimave. Policia duhet të kishte kryer më herët veprime për 21 janarin”-tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *